19 Janar 2025

Lansohet Plani i Veprimit për Zbatimin e Rezolutës 1325

Prishtinë, 7 mars - Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas me 7 Mars ,Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrie ka organizuar një tryezë diskutimi me ç’rast është bërë lansimi i dokumentit strategjik të Planit të Veprimit për Zbatimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325 “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Kosovë.

Rezoluta në fjalë ka si qëllim të riafirmon rolin që gratë luajnë në ndërtim të paqes dhe shënon rastin e parë kur Këshilli i Sigurimit adreson ndikimin jo-proporcional dhe unik që konfliktet e armatosura kanë mbi gratë, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të gruas në procesin rindërtimin e shtetit dhe të stabilitetit . 

Zbatimi i Rezolutës 1325 nënkupton ngritje të nivelit të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje, procese paqësore, fuqizim të mekanizmave mbrojtës dhe inkoorporim të dispozitave të barazisë gjinore në të gjitha sistemet demokratike.  Agjencia për Barazi Gjinore ka hartuar Planin e Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, të cilin e ka miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës, Vendimi Nr 09/168, me datë 29 Janar 2014.

Me këtë rast Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edona Hajrullahu, theksoi  se plani i veprimit është tejet i rëndësishëm pasi qe do të adresojë problemet e sigurisë në Kosovë, do të mundësojë harmonizimin e strategjive që kanë në qendër barazinë gjinore, fuqizimin e gruas dhe sigurinë e saj, do mundësojë dhe lehtësojë bashkëveprimin e akterëve që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut.

Ajo ndër te tjera tha se, me Planin e Veprimit do të sigurojmë të kemi rritje me të madhe të numrit të femrave në pozita vendimmarrëse dhe njëherësh tu ofrohet mbështetje viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në kuadrin e përpjekjeve vendore dhe ndërkombëtare që synojnë qeverisje gjithëpërfshirëse dhe demokratike, sigurimi i qasjes së grave në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet është thelbësor. 

“Në bazë të rezultateve dhe pritjeve të destinuara të Planit të Veprimit, gratë duhet të jenë të pranishme në numra më të mëdha në procesin e vendimmarrjes, ato duhet të jenë pjesë e hierarkisë së lartë të shërbimit diplomatik të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe të Forcës së sigurisë së Kosovës. Gjithashtu dëmshpërblim duhet t’ju sigurohet viktimave të dhunës seksuale gjatë konfliktit, duke përfshirë këtu edhe njohjen e tyre ligjore”, ka thënë Hajrullahu.

Ndërkaq, Ministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku ka thënë se qëllimi i ministrisë qe ai drejton është rritja e pjesëmarrjes së grave në të gjitha nivelet dhe në veçanti në nivelin e vendimmarrjes.

Përqindja e grave që shërbejnë në FSK janë në përputhje me shumicën e vendeve dhe mund të shërbejnë si shembull i mirë për shtetet në rajon dhe shtetet anëtare të NATO-së.

“Gratë janë të përfaqësuara në numër të konsiderueshëm si punonjëse të institucioneve të ndryshme të sigurisë në Kosovë. Kështu rreth 8.1% nga numri total i personelit të FSK-së janë gra, ndërsa përqindja e grave civile në MSFK përbënë 33%. “ tha Çeku.

Ndërsa, U.D. Sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mirjeta Behluli  theksoi se takimin e sotëm e  shohim në funksion të angazhimit të gruas në procesin e vendimmarrjes dhe shtet ndërtimit respektivisht si një rast të mirë për identifikimin, koordinimin dhe evidentimin e detyrimeve institucionale si dhe të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit për të zbatuar Rezolutën 1325 dhe programet e tjera që promovojnë çështje gjinore ne Kosovë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme ishte prezent zv. Ministri Izmi Zeka, ku tha se një shoqëri kosovare si një shoqëri  multietnike përgjatë viteve ka dëshmuar që mund të shërbej si model i tolerancës për shtetet tjera.

Rezoluta e këshillit të sigurimit 1325, përveç qe thekson domosdoshmërinë e masave të cilat duhen të ndërmerren për të mbrojtur të drejtat e grave në situata të konfliktit dhe pas tyre, vë në pah edhe një element shumë të rëndësishëm, të kontributit të grave në parandalimin e konfliktit.

Po ashtu nga një fjalë rasti mbajtën edhe Shefi i Zyrës së Komisariatit të Lartë për të Drejta të Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Joel Mermet,  Shefja e Zyrës në Kosovë UN Women-Entiteti i Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave Flora Macula, dhe Behxhet Gaxhiq  Këshilltar politik i për çështje sociale i Ministrit Nenad Rašić .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)