Lansohet Plani i Veprimit për Kuvend të Hapur 2023-2026
Prishtinë, 14 dhjetor - Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare organizohet konferenca vjetore me organizata të shoqërisë civile dhe media, në të cilën gjithashtu do të bëhet edhe lansimi i Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur 2023 - 2026.
Në këtë konferencë nga një fjalë rasti do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Drejtorja e Lartë e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, si dhe U.D. Udhëheqësja për rajonin e Amerikës Jugore dhe Këshilltare e Lartë Parlamentare në OGP, Rosario Paveze.
Më pas, do të zhvillohen diskutime me anëtarët e panelit ku do të diskutohet për sfidat e hapjes parlamentare - bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe OShC-ve e mediave në zbatimin e masave të Planit të Veprimit për vitin 2023.
Konferenca do të moderohet nga kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni.