Lansohet Përmbledhja Pulsi Publik
Prishtinë, 29 tetor - UNDP dhe USAID lansuan Pulsin Publik nr. 10 që përfshin periudhën nga marsi deri në shtator 2015. Një nga të gjeturat kryesore të anketës së fundit tregon se kënaqësia e qytetarëve me punën e institucioneve ka arritë nivelin më të ulët që nga marsi i vitit 2007.
Të gjeturat gjithashtu tregojnë se faktorët ekonomik si papunësia, varfëria dhe korrupsioni vazhdojnë të mbeten problemet më madhore në Kosovë. Do të prezentohen edhe disa të dhëna lidhur me gjykatën speciale krijimin e të cilës numri më i madh i respondentëve e konsiderojnë si shumë ose mjaft të rëndësishme.
Andrew Russell, Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së dhe James Hope, drejtor i zyres së USAID-së në Kosovë morrën pjesë në ngjarje kurse te gjeturat i prezantoi Atdhe Hetemi, menaxher i projektit Pulsi Publik.