20 Janar 2025

Lansohet Pakti Evropian për Rininë në Kosovë

Prishtinë, 4 mars - Nën patronatin e lartë të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe me mbështetje të nivelit të lartë të sektorit publik dhe privat bëhët lansimi i Paktit Evropian për Rininë në Kosovë, një nismë e CSR Europe dhe Komisionit Evropian e cila është lansuar më 17 Nëntor 2015 në Bruksel.

Pakti Evropian për Rininë ka për synim konsolidimin e partneriteteve mes biznesit, arsimit dhe akterëve tjerë, me cak të përbashkët krijimin e mundësive të reja për punësim dhe përfitim të shkathtësive për të rinjtë.

Pas fjalimeve kryesore, kompanitë dhe organizatat mbështetëse do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Paktit, përmes së cilës do të zotohen të luajnë rol aktiv në krijim të partneriteteve me sektorin publik dhe rininë, duke u angazhuar kështu për të ofruar më shumë mundësi për punë praktike, krijim të shkathtësive dhe punësim për të rinjtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)