19 Janar 2025

Lansohet koalicioni “Të drejta të barabarta për të gjithë”

Prishtinë, 11 maj - Një koalicion prej 7 OJQ-sh dhe 19 Organizatave të Shoqërisë Civile, të financuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të lanosjnë një projekt të ri për promovimin e barazisë dhe jo diskriminimit.

Ky projekt katër vjeçar udhëhiqet nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve dhe ai do të fuqizojë kapacitetet e organizatave pjesëmarrëse për të avokuar për të drejtat themelore.

Ky koalicion do t’u ofrojë mbështetje anëtarëve të këshilltarëve ligjorë të cenueshëm dhe të margjinalizuar për të ofruar mbështetje ligjor primare dhe këshillim personal në mbarë vendin.

Të dhënat e mbledhura do të nevojiten po ashtu për të plotësuar kërkimin dhe dialogun me qeverinë për politikat për mbrojtjen e të drejtave themelore.

Partnerë në këtë projekt janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Sociale (CSGD), Qendra për Barazi dhe Liri për Komunitetin LGBTI në Kosovë (CEL), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (KCGS), Iniciativa e të Rinjve për të Drejta të Njeriut, Glocal Kosovë, Qendra për Ndihmë Ligjore dhe Zhvillim Rajonal (CLARD). Financimi i BE-së për këtë projekt shënon vlerën mbi 1 milionë euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)