Lansohet Koalicioni i Kosovës për Pajtim

Prishtinë, 11 korrik - Zyra e Bashkimit Evropian, Fondacioni për të drejtën humanitare në Kosovë, OJQ Aktiv dhe Qendra për Art dhe Komunitete Artpolis organizojnë lansimin e Koalicionit të Kosovës për Pajtim.
Hyrja në partneritet të FDH Kosovë, AKTIV dhe Artpolis; kërkojnë të trajtojnë dhe kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve etnike në Kosovë, duke ngritur mirëkuptimin dhe pjesëmarrjen e nismave bazë të komunitetit, që kanë për qëllim nxitjen e procesit të pajtimit në Kosovë.
Gjatë kësaj ngjarje do të diskutohet në panel - Pajtimi në Kosovë: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja si dhe rreth procesit të pajtimit si dhe sfidat e mundësitë nga perspektiva e mediave dhe artit.