Lansohet Klinika Mobile
Mekanizmi i klinikës mobile ka për qëllim të ofrojë shërbime grupeve të pafavorizuara, sidomos grave, pasiqë ato shumë shpesh janë të margjinalizuara nga sektori i drejtësisë. Prandaj, shërbimet për ndihmë juridike do të udhëtojnë me klinikën mobile më afër njerëzve të cilët nuk janë në gjendje që të shkojnë dhe kërkojnë ndihmë në Zyret e Ndihmës Juridike.
Obiliqi, Fushë Kosova, Podujeva, Dragashi, Gjilani dhe Gjakova janë pilot komunat e përzgjedhura për implementimin e shërbimit të klinikës mobile.
Ky mekanizëm është aktivitet i përbashkët i Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, projektit për Avancimin e Drejtësisë Gjinore (UNDP), projektit për luftimin e Dhunës në Baza Gjinore (GBV) dhe projektit për Ndërtimin e Ardhmërisë më të Mirë për qytetarët e Fushë Kosovës dhe Obiliqit, këto dy të fundit projekte të UNKT-së.
Kryetari i komunës, Mehmet Krasniqi me këtë rast vlerësoi lartë kontributin e UNDP-së dhe kërkoi që në të ardhmen të mendohet edhe për hapjen e një zyre për ndihmë juridike falas edhe në Obiliq.
Ambasadori Robert Bosch i mbretërisë së Holandës kondirmoi përkushtimin e vendit të vet për të përmirësuar gjendjen e shërbimeve juridike për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Znj. Osnat Lubrani, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së me këtë rast u shpreh se kjo klinikë mobile është një shembull shumë i mirë i një aktiviteti që do të sjell ndryshime pozitive për personat nevojtarë që nuk kanë mundësi ti qasen këtyre shërbimeve.
Alban Sutaj, kryesues i këshillit për ndihmë juridike falas u shpreh i sigurtë se kjo klinikë do tju ndihmojë të gjithë qytetarëve që nuk mund tI vizitojnë zyret e Agjencionit për Ndihmë Juridike falas pasi që klinika do të lëvizë në rotacion në komunat e përzgjedhura.