Lansohet kampanja për mos përfshirjen në listat zgjedhore të korruptuarve
Prishtinë, 18 maj - Koalicioni i Organizatave Jo Qeveritare Demokracia në Veprim, do të organizojë sot lansimin e fushatës vetëdijësuese #AsUne.
Kampanja #AsUne ka për qëllim të ndikojë tek partitë politike që të mos përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë të përfshirë në dukuri korruptive.
Ngjarja mbahet në zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës. Ndryshe, edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se partitë politike duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.