Lansohet Indeksi i Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile
Prishtinë, 8 gusht - IQ Consulting në emër të USAID që sot bën lansimin e Indeksit të Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile për vitin 2013, i cili mbahet në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, duke filluar në ora 11:00.
Sipas Indeksit të Organizatave të Shoqërisë Civile të USAID-it, OSHC-të në Europë dhe Euroazi përgjithësisht janë duke përfituar nga rritja e nivelit të pjesëmarrjes qytetare dhe reputacioni i tyre është duke rritur interesimin e qeverive për ti përcjellur ato më nga afër.
Indeksi i Qëndrueshmërisë së OSHC-ve këtë vit, gjithashtu tregon se gjatë vitit 2013 shtetet e Europës dhe Euroazisë kanë vazhduar të lëvizin në trajektore të ndryshme.
Përderisa disa vende kanë shënuar rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në politik-bërje, të tjerat kanë synuar të mbyllin hapësirat për aktivizëm qytetar.
Viti 2013 është shënuar me trende të reja apo të fuqizuara që shtrihen nga rryma të reja të shoqërisë civile që kërkojnë që zërat e tyre të dëgjohen, deri tek miratimi i ligjeve të reja që rregullojnë më afër apo hapin mundësi të reja për shoqërinë civile, si dhe themelimin e mekanizmave të rinjë për institucionalizimin e pjesëmarrjes qytetare në zhvillim të politikave.
Edhepse sektori i shoqërisë civile në të gjitha vendet e këtyre rajoneve është ende larg të qenit i qëndrueshëm, qytetarët kanë vazhduar të organizohen dhe të kërkojnë qeverisje më të përgjegjshme, transparente dhe efektive. Sektori i shoqërisë civile në shumë vende të këtij rajoni gjithashtu tregon fuqi dhe pjekuri në rritje.
IQ i OSHC-ve për Europë dhe Euroazi i publikuar nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) e mat progresin e zhvillimit të një game të gjerë të organizatave jofitimprurëse të shoqërisë civile (OSH-ve) aktive në rajonin e Europës and Euroazisë. Botimi i këtij viti mbulon zhvillimet në shoqërinë civile gjatë vitit kalendarik 2013.
Indeksi përcjellë progresin e sektorit të OSHC-ve përgjatë shtatë dimensioneve të qëndrueshmërisë në 29 shtete në për 17 vite me radhë. Indeksi analizon ambientin e përgjithshëm të veprimit për shoqërinë civile duke u fokusuar në ambientin ligjor, kapacitetin organizativ, realizueshmërinë financiare, avokim, ofrim të shërbimeve, infrastrukturë, dhe imazhin publik. Raporti përshkruan nivelin e zhvillimit të shoqërisë civile në secilin shtet veç e veç dhe në rajonin si tërësi.
IQ i OSHC-ve është transformuar rrënjësisht që nga fillimi i tij ai është zgjeruar nga 21 shtete të rajonit të Europës dhe Euroazisë, për të mbuluar mbi 60 shtete në rajone të ndryshme të botës. IQ Consulting ka pasur kënaqësinë që në partneritet me USAID-in të hartojë IQ të OSHC-ve për Kosovën.