Lansohet fushata për informim të votuesve për zgjedhjet lokale
Prishtinë, 15 shtator - Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, organizon lansimin e fushatës vetëdijësuese për informim dhe edukim të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2017.
Ngjarja do të mbahet sot në oborrin e ndërtesës së “Lidhjes së Prizrenit”, në Prizren.
Pjesë e kësaj ngjarje do të jenë përfaqësues të Zyrës së BE-së, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe qytetarë.