Lansohet edicioni për perceptimet e publikut për dialogut me Serbinë
Prishtinë, 15 janar - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), bën lansimin e të gjeturave të Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë me fokus të veçantë në Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë.
Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve të qytetarëve të Kosovës me qëllim të informimit të procesit të politik-bërjes.
Prezantimi do të përfshijë të dhënat rreth mendimeve të qytetarëve në lidhje me politikën e jashtme të Kosovës dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Rëndësi do ti kushtohet përceptimeve të qytetarëve në lidhje me: dialogun politik në mes të Kosovës dhe Serbisë - opinionet për vazhdimin, ndërprerjen apo ridizajnimin e dialogut me Serbinë; vlerësimin e qytetarëve rreth Asociacionit të Komunave Serbe si dhe themelimin e drejtorisë së veçantë rajonale të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Ju lutem gjeni të bashkangjitur agjendën e conferences.
Sondazhi është realizuar gjatë pjeses së dytë të muajit tetor 2014, përmes intervistave sy me sy me amvisëri në Kosovë. Mostra kombëtare ka përfshirë 1101 amvisëri/respodentë dhe përfaqëson opinionet e qytetarëve të moshës mbi 18 vjet duke përfshirë të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.