13 Janar 2025

Lancster i impresionuar me zhvillimet pozitive në Kosovë

Prishtinë, 30 nëntor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin britanik Mark Lancster për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“E vlerësojmë shumë përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën. Pa ndihmën tuaj dhe të shteteve të tjera mike, Kosova nuk do të arrinte të forconte subjektivitetin e saj ndërkombëtar”, u shpreh presidenti Thaçi.

Me Ministrin e Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancster, presidenti Thaçi ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe procesin e transformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës.

Ndërsa, ministri britanik Mark Lancster, i cili më herët kishte shërbyer edhe si ushtar i KFOR-it në Kosovë, u shpreh i impresionuar me zhvillimet pozitive dhe ndryshimet në Kosovë.

“Kosova ka bërë një punë shumë të mirë për integrimin e komuniteteve dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur standarde të larta”, ka thënë ministri Lancster.

Duke folur për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, ministri Lancster theksoi se Britania e Madhe e mbështetë vazhdimin e dialogut të Kosovës me Serbinë në Bruksel, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)