21 Janar 2025

LAN në pritje të zyrtarizimit të koalicionit me Vetëvendosjen

Prishtinë, 9 shtator - Koalicioni i partive politike LDK-AAK-NISMA, si duket i kanë përafruar qëndrimet me Lëvizjen Vetëvendosje.

Këto përafrime të qëndrimeve të LAN-it me Lëvizjen Vetëvendosje janë konfirmuar pas takimit të liderëve të këtij blloku, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

 Ata thanë të hënën se ka “përafrim të qëndrimeve” me Vetëvendosjen në negociatat për përfshirjen e këtij subjekti politik në qeverinë e ardhshme të vendit.

Vetëvendosje gjithherë ka hezituar të bëhet partia e katërt e bllokut aktual trepartiak pasi që kërkesa kryesore për t’ia lënë udhëheqjen e dialogut me Serbinë është pritur me rezerva nga përbërësit e këtij blloku paszgjedhor. Por, tashmë duket se gjërat kanë ndryshuar.

Lëvizja Vetëvendosje është duke pritur përgjigje nga blloku LDK-AAK-Nisma në mënyrë që t`i bashkërendojnë vendimet për seancën vazhduese konstituive që do të mbahet këtë të premte.

Frashër Krasniqi, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj Lëvizje thotë për gazetën “Bota sot” se, Lëvizja Vetëvendosje është optimiste që blloku do t`i pranoj kriteret dhe parimet e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)