20 Janar 2025

Lama kërcënon me votë opozitën, nëse nuk përfshihen gratë

Prishtinë, 11 korrik - Ish-deputetja e Vetëvendosjes dhe tash e LDK-së, Alma Lama, nuk po beson ende se LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje po merren vesh për koalicion dhe në këto marrëveshje s’po e përfshijnë asnjë grua të asnjërës parti.

Ajo ka kërcënuar se nuk do të jap votën këtij koalicioni nëse vazhdojnë takimet e partive politike pa pjesëmarrjen e grave aty.

Lexojeni të plotë kërcënimin e ish-aktivistes së Vetëvendosjes dhe deputetes Lama:

\"Ç\'po më shohin sytë!

Në këtë tryezë ku bisedohet për marrëveshje në qeverinë e ardhshme, nuk po e shoh as një grua politikane nga ato që u angazhuan për të sjellë vota për partitë respektive e japin kontribut në politikë prej vitesh.

A thua nuk qenkan të denja gratë për këto tryeza? A mos është ende politika odë burrash?

Ju garantoj që jo. Si dikush që për të drejtat e grave ka ngritur zërin dhe rrezikuar jo pak, dua të tërheq publikisht vërejtjen që kjo të mos ndodhë më sepse mund të mos i marrin votat e grave në Kuvend\". tyre. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)