21 Janar 2025

Lakmia për pushtet po e dëmton Kosovën

Prishtinë, 18 gusht - Kosovës i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm për shkak të ngërçit politik, i cili është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Analistët politikë kanë vlerësuar se po sikur partitë kryesore politike të kishin vetëdije më të lartë politike dhe shtetformuese nuk do të lejonin që Kosova të dëmtohej për mungesë të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit për shkak të lakmisë për pushtet.

Analisti politik dhe sociologu Dukagjin Gorani ka deklaruar se Kosovës i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm për shkak të ngërçit politik, i cili është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Në këtë kontekst, Gorani ka thënë se nuk është larg dita kur dikush nga partitë politike do të dalë e koritur nga ky proces.

Ndërkaq analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, ka vlerësuar se partitë politike janë treguar të papërgjegjshme në raport me formimin e institucioneve dhe interesin e qytetarëve dhe kjo situatë, sipas tij, mund të ketë pasoja në fushën e arsimit, të shëndetësisë dhe në integrimet evropiane, shkruan gazeta \"Epoka e Re\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)