Lajqi: AAK ndihet e tradhtuar pas propozimit të Mustafës
Prishtinë, 11 nëntor - Nënkryetari i AAK-së, Ali Lajçi, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Isa Mustafës për një marrëveshje të re mes bllokut, ku lideri i AAK-së nuk do ti takojë posti i kryeministrit, ka thënë se LDK-ja ndoshta është duke bërë taktikë për të shkuar kah PDK-ja.
Lajçi ka thënë se një marrëveshje e re në mes të bllokut, për çfarë ka deklaruar Mustafa, nuk është shtruar në organet e partisë, por Lajçi ka thënë se personalisht nuk e përkrah Isa Mustafën për kryeministër.
Po ashtu ai ka thënë se AAK-ja, pas propozimit të Isa Mustafës për marrëveshje të re mes bllokut, ndihet e tradhtuar dhe ka bërë me dije se puna e bllokut, pas lëvizjes së LDK-së me bllokun, është e kryer.
/epoka e re/