Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë
Prishtinë, 1 tetor - Fondacioni Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS) në partneritet me Demokraci Plus (D+) organizojnë tryezën e diskutimit me temën “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”.
Ky diskutim është organizuar si pjesë e aktiviteteve në të cilat promovohet luftimi i lajmeve të rreme “fake news”, që si të tilla po konsiderohen si kërcënim për demokracinë.
Me sfida të tilla është duke u përballur edhe Kosova, sidomos tani në kohën e fushatës zgjedhore.
Andaj, me qëllim të informimit të lexuesve mbi këtë temë dhe mbi format e fabrikimit të lajmeve të rreme, D+ dhe KAS kanë publikuar një broshurë, disa infografika dhe një video të shkurtër përmes së cilave synohet rritja e vetëdijes së qytetarëve për lajmet e rreme dhe mënyrat e identifikimit të tyre.