18 Janar 2025

Lajçi: Me demarkacion shteti i Kosovës po humb pronë publike

Prishtinë, 23 gusht - Ish-anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me Malin e ZI, Ali Lajçi, ka treguar se me demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike, e jo prona të cilat janë menaxhuar nga komunat.

Ai ka thënë se toka që po e humb Kosova me këtë marrëveshje është pronë që është mbikëqyrur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajçi i ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje në protestën e 1 shtatorit.

Ai ka thënë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Nëse ratifikohet demarkacioni, do të ketë tensione, mospranim të marrëveshjes dhe rezistencë të llojeve të ndryshme, ka paralajmëruar Lajçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)