Lajçak përfundon vizitën në Kosovë: Dialogu do të vazhdojë
Prishtinë, 3 mars - Përfaqësuesi i PosaçÑm i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përfundoi vizitën e tij tre-ditore në Kosovë sot.
GjatÑ vizitÑs sÑ tij nÑ Kosovë menjÑherÑ pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, Presidentin e VetÑvendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në Dialogun Prishtinë - Beograd që nga rifillimi i tij në Korrik 2020. Ata diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm përpara.
“Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që Kurti do të i duhet pak kohë për t’u njohur me Dialogun dhe marrëveshjet e tij, si BE ashtu edhe SHBA presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj që Kurti e kupton rëndësinë e Dialogut, ” informoi Z. Lajçak.
Në Prishtinë, Përfaqësuesi i PosaçÑm Lajçak zhvilloi takime me Presidenten nÑ detyrÑ Vjosa Osmani, Kryeministrin nÑ detyrÑ Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, përfshirë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe për të theksuar rëndësinë e unitetit në Dialog pÑrtej linjave partiake.
Ai gjithashtu u takua me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, foli me ambasadorin e SHBA dhe informoi shtetet anëtare të BE-sÑ mbi bisedat e tij.
Duke përfituar nga mundësia për t'u takuar me gratë udhëheqëse politike, Përfaqësuesi i PosaçÑm nënvizoi angazhimin e BE-së në promovimin e pjesëmarrjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë, përfshirë politikën.
Lajçak mirëpriti interesimin e tyre të madh dhe rolin e tyre aktiv që nga fillimi i Dialogut.
Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon.