Lajcak: Nuk ka fshirje të integritetit
Bruksel, 18 tetor - Brukseli nuk kërkon nga Beogradi ta njoh pavarësinë e Kosovës, por të respektojë integritetin territorial të saj, ka thënë për Novosti, Miroslav Lajcak, përfaqësues i BE-së për vendet e rajonit dhe ministër i jashtëm i Sllovakisë.
Lajcak ka hedhur poshtë mundësinë që Këshilli i Evropës të fshijë nga Raporti i Progresit për Serbinë fjalinë respektimi i integritetit territorial të Kosovës.
Kjo është një çështje që i takon KE-së, por personalisht mendoj se kjo është e pamundur, sepse raporti tashmë është publikuar.
Kryediplomati sllovak dhe zyrtari i lartë i BE-së, ka thënë se ajo fjali ka hyrë në Raportin e Progresit të Këshillit të Evropës për Serbinë si një përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve shtetëror serbë, në të cilat potencohej ndarja e Kosovës, gjë që për Brukselin është e papranueshme.
Ai formulim ishte përgjigje ndaj atyre deklaratave, tha Lajcak.
Ai gjithashtu ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë. Dialogu u duhet të gjithëve dhe është thelbësor për përparimin e mëtejmë të Serbisë drejt BE-së. Kjo është diçka që të gjithë e duam, tha Lajcak, duke potencuar se Serbisë nuk i është kushtëzuar rruga drejt BE-së me njohjen e Kosovës