KZAP-i pranon 171 ankesa
Prishtinë, 13 dhjetor - Deri në orën 19:00, kur ka qenë afati i fundit për paraqitjen e ankesave të partive politike, Komsioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP) ka pranuar 171 ankesa, nga të cilat 131 sjanë paraqitur sot.
Lajmin e bëri të ditur Mul Desku, kryeshef i Sekretariatit të PZAP-it.
Desku tha se ankesat lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të së dielës, kanë ardhur kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje, por edhe nga Aleanca Kosova e Re dhe disa parti të tjera.