Ky është ekipi i kabintetit të Haradinajt
Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e LDK-së, Alternativës dhe Vetëvendosjes që e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Opozita doli nga salla për shkak të mospërfilljes së tërheqjes së mocionit për ndërprerjen e debatit që kishte prezantuar në pjesën e parë të punës së seancës, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Në paraqitjen e tij para Kuvendit, Haradinaj prezantoi emrat e ministrave të kabinetit të ri qeverisës.
Ai u shpreh i gatshëm të marrë përsipër udhëheqjen e Qeverisë së re, e cila do t’i ofrojë Kosovës perspektivë, zhvillim ekonomik dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Në bazë të marrëveshjes PDK, AAK, Nisma, AKR, Lista Serbe dhe pakicat jo serbe, përbërja e kabinetit duket si më poshtë:
Kryeministër: Ramush Haradinaj
Zëvendëskryeministra: Behgjet Pacolli (AKR), Enver Hoxhaj (PDK), Fatmir Limaj (Nisma), Dalibor Jevtiq (Lista Serbe) dhe Dardan Gashi.
Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës: Rrustem Berisha (AAK)
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj (AAK)
Ministria e Financave: Bedri Hamza (PDK)
Ministria e Shëndetësisë: Uran Ismaili (PDK)
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi (PDK)
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha (PDK)
Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahiri (PDK)
Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj (PDK)
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica (Nisma)
Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi (Nisma)
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani (Nisma)
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka (AKR)
Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj (AKR)
Ministria e Diasporës dhe Investimeve: Dardan Gashi
Ministria për Kthim dhe Komunitete: Delibor Jevtiq (Lista Serbe)
Ministria e Pushtetit Lokal: Ivan Teodosijeviq (Lista Serbe)
Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo (Lista Serbe)
Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demiri (Vakat)
Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar (TDP)
Ministria e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj (AKR)