Kuveni Qendror i PD-së mbahet më 7 qershor
Prishtinë, 31 maj - Partia e Drejtësisë ka mbajtur të dielën mbledhjen e Këshillit Drejtues, me çrast ka miratuan ndryshimet statutore.
Po ashtu u raportua për procesin zgjedhor që po zhvillohet në degët e PD-së, ndërsa 7 qershori u caktua data e mbajtjes së kuvendit qendror, ku pritet të zgjidhet kryetari dhe organet tjera drejtuese.
Partia e Drejtësisë, qysh në dhjetor të vitit të kaluar ka nisur procesin e brendshëm zgjedhor dhe deri më tani janë mbajtur 23 kuvende zgjedhore, ndërsa deri javën e ardhshme pritet të mbahen edhe dy sosh, për të përmbyllur kështu procesin e brendshëm zgjedhor.
Kryetari i PD-së Ferid Agani, procesin e brendshëm zgjedhor e vlerësoi si shumë të suksesshëm, demokratik dhe transparent. Ai shprehu bindjen se pas 7 qershorit, kur pritet të mbahet kuvendi qendror, PD-ja do të dal edhe më e konsoliduar dhe më e organizuar.
Ndryshe, deri më tani kandidaturën për të parin e PD-së, e ka paraqitur vetëm kryetari aktual, Ferid Agani.