28 Dhjetor 2024

Kuvendit Komunal i Prishtinës, miratoi raportin e punës për 2009

Prishtinë, 26 mars - Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilën e udhëhoqi kryesuesi, Sami Hamiti, u diskutuan dhe u miratuan pikat e rendit të ditës të parapara për këtë seancë.

Këshilltarët komunal miratuan unanimisht raportin e punës për vitin 2009, pas diskutimeve të shefave të grupeve parlamentare dhe të disa këshilltarëve, të cilët paraqiten opinionet e tyre dhe të grupeve të tyre parlamentare rreth raportit dhe shpjegimeve nga ana e kryetarit të Komunës, Isa Mustafa.


Pas miratimit të raporti vjetor për vitin 2009, këshilltarët komunal caktuan lokacionin për objektin e Qendrës së Zjarrfikëseve, si dhe miratuan Propozimvendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit rregullues të lagjes “Mati 1” në Prishtinë.

Po në këtë mbledhje nga këshilltaret komunalë u miratuan edhe Popozimvendimi për bartje të mjeteve nga viti 2009 në vitin 2010, dhe Propozimvendimi për lejimin e mjeteve ngrohtores së qytetit “Termokos” ShA Prishtinë.

Për të gjitha pikat e rendit të ditës, përveç kryetarëve të grupeve parlamentare diskutuan edhe këshilltarë tjerë komunal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)