Kuvendi zgjedhor i PDK-së mbahet me 26 janar
Në fjalën e rastit Kryetari Thaçi falënderoj anëtarët e KD për angazhimet e tyre dhe për sukseset që institucionet e Kosovës kanë shënuar nën drejtimin e PDK-së. Poashtu, Kryetari Thaçi, foli për suksesin e kuvendeve zgjedhore nëpër degë të PDK-së, të cilat u zhvilluan në frymë demokratike dhe konkurente.
Me këtë rast, Kryetari i PDK-së, bëri një rezyme të të arriturave, veçanërisht, nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e deri tani, në periudhën e pas-mbikëqyrjes ndërkombëtare.
Me vendim unanim të anëtarëve të Këshillit Drejtues u vendos që Kuvendi Zgjedhor i PDK-së të mbahet me 26 janar 2013.