Kuvendi zgjedh komisionin për verifikimin e mandatit të deputetëve
Ajo fillimisht i ka përshëndetur të gjithë deputetët e rinj të të gjitha partive politike për fillimin e këtij mandati. gjithashtu, Brovina ka përshëndetur edhe përfaqësuesit e huaj diplomatik në Kosovë.
Deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma janë ulur në vendet ku uleshin deputetët e grupit parlamentar të LDK-së.
Kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, fillon seancen me fjalën hyrëse duke kërkuar qetësi dhe komunikim ndërmjet veti.
Vjosa Osmani e LDK-së ka kërkuar faljen nga kryesuesja Brovina, por ajo nuk ia jep fjalën.
Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka propozuar Memli Krasniqin përfaqësues për komisionin për verifikimin e mandatit të deputetëve.
Ndërkaq, Vjosa Osmani, ka propozuar Armend Zemaj për përfaqësues të komisionit.
Ajo ka thënë se ai do të jetë përfaqësues i koalicionit LDK-AAK-NISMA.
Vjosa Osmani nga LDK dhe Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje kanë ngritur shqetësimin për siç kanë thënë ata shkeljen e vendimit të Kryesisë, rreth ulsëve të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Me asnjë votë kundër, themelohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandatit të deputetëve.