Kuvendi voton Qeverinë Kurti
Të pranishëm në Kuvend ishin 96 deputetë, kurse para votimit seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së.
Qeveria Kurti e votuar tashmë ka dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.
Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane.
Qeveria do t’i ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve.
Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi.
Ministër i Punëve të Jashtme do të jetë, Glauk Konjufca, ndërsa ministër i Punëve të Brendshme, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.
Ministre të Drejtësisë nga radhët e LVV-së do të jetë, Albulena Haxhiun, ministër të Integrimeve Evropiane,Blerim Reka.
Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin, ndërsa ministre e Ekonomisë, Rozeta Hajdarin. Kurse, dikasteri i Ministrisë së Shëndetësisë i është besuar Arben Vitisë.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Mbrojtjes, Arsimit, Kulturës dhe të Bujqësisë.
Zëdhënësi i LDK-së dhe deputeti i legjislaturës së shtatë, Besian Mustafa tash e tutje do të jetë ministër i Bujqësisë, Anton Quni, ministër të Mbrojtjes dhe Lumir Abdixhiku, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
Vlora Dumoshi e LDK-së do të jetë në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Hykmete Bajrami do të udhëheqë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ndërsa, ministre nga radhët e minoriteteve jo serbe është Emilia Rexhepi që do të udhëheq Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ndërsa nga minoritetet serbe janë Dalibor Jevtiq që do të udhëheq Ministrinë e Kthimit dhe Ivan Milojeviq që do të udhëheqë Ministrinë për Zhvillim Rajonal.