Kuvendi voton demarkacioni me Malin e Zi
Me 80 vota pro, saktësisht sa duheshin, dhe 11 kundër, koalicioni qeveritar bashkë me LDK-në miratuan përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Hera e pestë e mbledhjes së Kuvendit ishte vendimtarja, pasi 4 herë seanca u ndërpre nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e Vetëvendosjes.
Me këtë votë pro demarkacionit, Kosovës i hapet rruga për liberalizmin e vizave.
Pas përsëritjes së episodeve me gazin lotsjellës, Kryesia e Kuvendit përjashtoi shumë deputëtë të Vetëvendosjes nga salla, ndërsa 7 prej tyre përfunduan në pranga, pasi dyshohet se janë përfshirë drejtpërdrejt në hedhjen e gazit.
Në momentin kur është votuar Demarkacioni, i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.