Kuvendi votoj Qeverinë e re të Kosovës
Pas marrjes së votave të nevojshme, kryeministri dhe ministrat kanë bërë betimin, në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se me krijimin e institucioneve të reja në vend, i është hapur rruga Kosovës evropiane.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësitë tona të shtuara për Kosovën evropiane në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës Zotohem se do ti shërbej të gjithë qytetarëve të vendit, do të kem bashkëpunim të ngushtë në interes të vendit me të gjithë faktorët e rëndësishëm në shoqërinë Kosovare, tha Thaçi.
Sot përmbyllëm një proçes maratonik dhe i hapëm rrugën Kosovës evropiane, theksoi Thaçi.
Qeveria e Kosovës do të këtë 5 zëvendës kryeministra: Hajredin Kuqi, Mimoza Kusari, Sllobodan Petroviq, Edita Tahiri dhe Bujar Bukoshi
Ministër i Punëve të Jashtme: Enver Hoxhaj
Ministre e Integrimeve: Vlora Çitaku
Ministër i Drejtësisë: Hajredin Kuçi
Minister i Financave: Bedri Hamza
Ministër i Zhvillimit Ekonomik: Besim Beqaj
Ministre e Tregtisë e Industrisë: Mimoza Kusari - Lila
Ministër i FSK-së: Agim Çeku
Ministër i Shëndetësisë: Ferid Agani
Ministër i Brendshëm: Bajram Rexhpi
Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit: Memli Krasniqi
Ministër i Pushtetit Lokal: Slobodan Petrovic
Ministër i Arsimit: Ramë Buja
Ministri e Infrastruktures: Fehmi Mujota
Minister i Punes dhe Mireqenjes Sociale: Nenad Rashiq
Ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Dardan Gashi