Kuvendi vendos sot për interpelancën e kryeministrit Mustafa
Prishtinë, 26 shtator - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot mban mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare.
Kryesia do të diskutoj lidhur me interpelancën e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës dhe sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.
Kryesia po ashtu do të shqyrtoj për Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,
Edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika do të jetë pike e rendit të dites në mbledhjen e Kryesise se Kuvendit.