Kuvendi vazhdon sot seancën për Buxhetin e Kosovës
Deputetët duhet të votojnë edhe për rekomandimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit, si dhe rekomandimin e të njëjtit komision lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.
Do të votohet edhe për emërimin e anëtarit në Këshillin Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe për Raportin vjetor për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2014.
Në rend ditë janë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e borxheve publike, shqyrtimi i Raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2014 dhe shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2014.