16 Janar 2025

Kuvendi vazhdon sot seancën

Prishtinë, 11 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, për të vazhduar me votimin dhe shqyrtimin e pikave të mbetura nga mbledhja e fundit e datës 31 mars.

Fillimisht Kuvendi pritet të votojë për katër pikat e mbetura, për të cilat diskutimi është shterur në seancat e kaluara: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet, Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve  të Lëvizjes Vetëvendosje, Projektligjin për  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe pritet të zhvillohet raundi i dytë votimit për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Pas përfundimit të këtyre pikave, do të fillojnë punimet e seancës së re, e paraparë të mbahet më 31 mars, me pikat e rendit të ditës të përcaktuara në mbledhjen e kaluar të Kryesisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)