Kuvendi vazhdon seancën me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara
Prishtinë, 13 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare me rend dite pikat e papërfunduara nga seanca plenare te mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars.
Kuvendi në ketë seancë pritet të votoj rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
Kuvendi po asthu mban debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
Po në këtë seancë kuvendi do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
Pika e fundit e rendit të ditës se seancës se sotme është votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.