17 Janar 2025

Kuvendi vazhdon punimet e seances plenare

Prishtinë, 19 korrik - Kuvendit i Republikës së Kosovës edhe sot do t'i vazhdoj punimet në të cilën do të votojë dhe shqyrtojë  disa projektligje dhe raporte.

Fillimisht deputetët do të votojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, dhe atë për kimikate.

Me pas do të pasojë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, sqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, proopozimi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Integrime Evropiane.

Në mbledhje pritet debat parlamentar lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit, sipas kërkesës së deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)