22 Janar 2025

Kuvendi të premten mblidhet në seancë plenare

Prishtinë, 20 tetor - Mbledhja plenare e Kuvendit, e ndërprerë më 15 tetor, do të vazhdojë të premten duke filluar nga ora 16:00.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, kurse munguan ata të partive opozitare.

Në mbledhjen e së premtes, do të shqyrtohen dy projektligje dhe do të emërohen anëtarët e disa institucioneve të pavarura.

Kështu, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji për shëndetin mendor dhe ai për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri.

Në vazhdim, pritet të emërohen anëtarët e Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe të Komisionit për Kërkesa Pronësore.

Në fund, do të formohet Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga komuniteti serb dhe do të shqyrtohet propozimi i grupeve parlamentar për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

Po sot, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera që lidhen me aspekte të brendshme të punës së Kuvendit dhe të diplomacisë parlamentare.

Kështu, Kryesia formalizoi krijimin e 45 grupeve të miqësisë me parlamentet e vendeve të tjera, të cilat do të shërbejnë për ndërtimin dhe kultivimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërparlamentare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)