17 Janar 2025

Kuvendi të enjtën mban seancë solemne për Stefan Fyle

Prishtinë, 15 korrik - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës , në mbledhjen e saj të sotme të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën  merrnin pjesë  edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që këtë javë të mbahen dy seanca parlamentare.

Kuvendi do të mbajë seancë solemne të enjten, pas dite, më 18 korrik, 2013, së cilës do t’i drejtohet  Komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle.

Në seancën e rregullt , të së njëjtës ditë (para dite) , e cila për shkak të rendit të saj të ngjeshur mund të zgjasë më shumë se një ditë, pas pikave të përhershme të seancave të rregullta: koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikës së Kosovës, Projektligjin për kimikate, si dhe  Projektligjin për Agjencinë e punësimit në Republikën e Kosovës.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohet Projektligji për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Do të shqyrtohet gjithashtu Raporti përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar.

Kryesia, pasi e ka shqyrtuar kërkesën e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Lutfi haziri për miratimin e projektligjeve për përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave, ka vendosur që këtë kërkesë ta radhisë për seancën e së enjtes.

Në kërkesën e deputetit Haziri theksohet që me qëllim të përmbushjes së kritereve që dalin si rekomandim nga Udhërrëfyesi për Liberalizimin e Vizave për Kosovën të procedohen për miratim në Kuvend një numër i ligjeve, procedimi i të cilave duhet të bëhet me shmangie nga Rregullorja (neni 84), për shkak se është kërkuar që këto projektligje të procedohen ne afat sa më të shkurtër kohor (gjatë muajit korrik 2013).

Projektligjet e kërkuara për miratim për përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave, janë:

1.    Projektligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale,
2.    Projektligji për të Huajt,
3.    Projektligji për Azil,
4.    Projektligji për shtetësinë e Kosovës,
5.    Projektligji për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,
6.    Projektligji për bashkëpunim  ndërmjet autoriteteve të përfshira 
    në  menaxhimin e integruar të kufirit,
7.    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe
8.    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058.

Për këtë kërkesë ka pasur vërejtje nga përfaqësues të grupimeve politike opozitare, si për parashtruesin e kërkesës ( është pohuar se atë duhej ta bënte Qeveria e jo Komisioni për Integrime Evropiane, i cili nuk është komision funksional për shumicën e këtyre ligjeve), si për shmangien nga proceduara, kur ka pasur kohë të mjaftueshme për shqyrtim në procedurë të rregullt.

Për seancë do të radhitet edhe kërkesa e deputetit Krutan Kajtazi, mbështetur nga 63 deputetë nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit.

Në po këtë seancë do të jetë edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit  të Pavarur për Media. Komisioni do të ketë nëntë anëtarë, emrat e të cilëve duhet të bëhen të ditur deri në fillim të seancës.

Kryesia është njoftuar lidhur me listën e anëtarëve të Grupit të Miqësisë të   Parlamentit Saudit me Kuvendin e Republikës së Kosovës. Është njoftuar gjithashtu për tërheqjen deputetes Alma Lama nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. Kryesia, ndërkaq, në po këtë takim ka marrë edhe propozimin e GP të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Integrime Evropiane (propozohet Glauk Konjufca në vend të deputetes Alma Lama).

Kryesia ka shtyrë për një takim të veçantë të saj shqyrtimin e  Informatës për gjendjen në Qendrën Administrative Protokollare në Gërmi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)