16 Janar 2025

Kuvendi të enjten do të shqyrtoj tetë projektligje

Prishtinë, 4 shkurt - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet të enjten , më 7 janar.  Kështu ka vendosur  Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës  në takimin e sotëm, të drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare.

Në këtë mbledhje plenare të Kuvendit, pas shterimit të pikave të zakonshme të seancave të rregullta:  Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare,  parashihet të shqyrtohen tetë projektligje.

Për herë të parë do të shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për sigurinë e përgjithëshme të produkteve, kurse për herë të dytë do të shqyrtohen: Projektluigji për zonat ekonomike, si dhe Projektligji për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.

Në vazhdim të seancës do të shqyrtohen për herë parë edhe pesë projektligje të tjera, të hequra nga rendi i ditës së seancës së shkuar: Projektligji për turizmin, Projektligji për investimet e huaja, Projektligji për produktet e ndërtimit, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, si dhe  Projektligji për treguesit gjeografik. 

Kryesia ka vendosur që para fillimit të kësaj seance të procedohet me pikën e papërfunduar, nga seanca e shkuar, për zgjedhjen  e  një anëtari  joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesi i Grupit parlamentar të PDK-së në mbledhjen e sotme të Kryesisë, Elmi Reçica, ka propozuar që ditën e hënë, më 11 shkurt, Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë për herë të dytë Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së përfituar me vepër penale, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-196 për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe Strategjinë dhe Planin e veprimit kundër korrupsionit për vitet 2013- 2017.

Kryesia e ka mbështetur kërkesën, duke mbajtur qëndrim se do ta thërrasë seancën vetëm nëse komisionet parlamentare deri ditën e premte i përfundojnë punët rreth amendamentimit të projektligjeve në fjalë.

Kryesia ka vlerësuar se kërkesa e deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 10 deputetë të tjerë, për debat parlamentar lidhur me demonstratën e 10 shkurtit 2007, plotëson kushtet ligjoren për procedim në Kuvend, por i është sugjeruar parashtruesit të kërkesës të përgatisë një dosje të fakteve që lidhen me atë ngjarje, që do t’u shërbente deputetëve për debat, i cili mund të  mbahet në njërën nga seancat vijuese të Kuvendit.

Kryesia ka shqyrtuar propozimin e Grupit parlamentar 6+, si dhe propozimin të deputetëve të komunitetit boshnjak, për ndërrimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, duke e ngarkuar nënkryetarin Xhavit Haliti, që edhe një herë ta shqyrtojë këtë çështje me anëtarët e këtij grupi parlamentar, para se të vendoset përfundimisht për rendin rotativ të përfaqësimit në Kryesi.

Kryesia e ka tumir kërkesën e deputetit Agim Kuleta, për informim rreth procedimit ë  Projektrregullores  së Kuvendit, si dhe është njoftuar me vendimin e  Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Deputeti Shaip Muja,  nga tash, do të jetë anëtar i këtij komisioni, në vend të deputetit Berat Buzhala.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)