Kuvendi sot voton rezolutën kundër ndërtimit të murit në veri
Prishtinë, 29 dhjetor - Kuvendi Republikës së Kosovës mban seancën në të cilën pritet të votohet Propozim - rezoluta lidhur me ndërtimin e murit në mënyrë ilegale në pjesën Veriore të Mitrovicës.
Në ketë seancë po ashtu deputetet do të votojnë Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për faljen e borxheve publike dhe Projektligjin për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive.
Kuvendi po në ketë seancë do të votojë raportin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158.