Kuvendi sot voton rezolutë për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë
Prishtinë, 31 janar - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme, për t`i dhënë fund fazës së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.
Rezoluta është propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i mbeshtetur edhe nga partitë tjera opozitare përveq Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo projekt-rezolutë nuk është mbështetur vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e cilëson atë si një tentativë të qeverisë Thaçi për të mbuluar koncesionet në negociatat me Serbinë.
Kryeparlamentari Jakup Krasniçi theksoi se rezoluta në fjalë, kërkon nga institucionet e Kosovës që të marrin të gjitha përgjegjësitë të cilat do të ndihmojnë në heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur.