Kuvendi sot voton Qeverinë e Kosovës
Prishtinë, 9 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet që sot në mesditë të vazhdoj seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të zgjedhjet Qeveria e Republikës së Kosovës
Me 69 vota për dhe 30 kundër dje në orët e mbremjës është shtyrë për sot në ora 12:00 vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilin do të votohet për kryeministrin dhe kabinetin e ri qeveritar.
Shtyrja e seancës është bërë më kërkesë të PDK-së dhe LDK-së. Ndërkohë, partitë opozitare Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën e kanë kundërshtuar shtyrjen e seancës duke i quajtur të papërgjegjshme dy partitë e koalicionit qeverisës.
Sipas tyre, pazari për ndarjen e posteve ministrore është dashur të kryet me herët dhe jo në minutat e fundit.