22 Janar 2025

Kuvendi sot vazhdon seancën plenare

Prishtinë, 8 tetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancën plenare, në të cilën do të shqyrtohen pika të papërfunduara nga mbledhjet e kaluara.

Në ketë seancë si pikë e parë e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për letërnjoftimin, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës, Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim: “KSV/018: Mbështetje institucionale dhe teknike për sistemin e furnizimit me ujë në rajonin e Mitrovicës”, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Pikë tjetër e rendit të ditës në ketë seancë të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për energjinë termike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dizajnin industrial, si dhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)