Kuvendi sot vazhdon seancën plenare
Prishtinë, 7 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot vazhdon seancën plenare në të cilën do të bëjë shqyrtimin e parë te Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës si dhe shqyrtimin e dytë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike,
Kuvendi po ashtu sot do të bëj shqyrtimin e rekomandimit për transferimin e mjeteve nga Buxheti i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në Buxhetin e Komunës së Gjakovës për vitin 2015.
Po në këtë seancë deputetet të të bëjnë zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës si dhe rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike.