Kuvendi sot shqyrton raportet e tri Agjencive të Pavarura
Prishtinë, 7 qershor - Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës së sotme do të shqyrtoj raportin vjetor financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2012, raportin vjetor të punës të Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës për vitin 2012 sid he raportin vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2012.
Kuvendi në ketë seancë po ashtu do të debatoj lidhur me strategjinë e Qeverisë së Kosovës për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Republikën e Kosovës, 2009-2015, dhe me rirregullimin (heqjen) e taksave të sigurimeve të automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve transportuese të mallrave.