Kuvendi sot shqyrton projektligje për gjyqësorin dhe prokurorinë
Prishtinë, 18 maj - Kuvendi i Republikës së Kosovës sot mban seancë plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligje sistemin gjyqësor dhe prokurorial të vendit.
Pika e parë e rendit të ditës të seancës se sotme do te jet shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për gjykatat si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Sa i përket sistemit prokurorial deputetet në ketë seancë do të bejnë shqyrtimin e parë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe shqyrtimin e parë te Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Prokurorin e Shtetit.
Kuvendi po ashtu sot do të bëjë edhe shqyrtimin e parë i Projektligjit për Përgjimin e Telekomunikimeve dhe shqyrtimin i parë i Projektligjit për kompensimin e viktimave të krimit.