18 Janar 2025

Kuvendi sot shqyrton ligjin për pasurinë e zyrtarëve publik

Prishtinë, 14 nëntor - Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë me seancën e radhës, ku pritet të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.

Gjatë kësaj seance e cila është zhbllokuar me përkrahjen e gjithë grupeve parlamentare, pritet të shqyrtohet raporti vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2012, raporti vjetor i Auditimit për vitin 2012.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, projektligji për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe projektligji për aktet normative.

Përveç, shqyrtimeve, legjislacioni pritet të formojë edhe Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës,si dhe pritet të bëhet emërimi i anëtarëve të Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit, emërimi i anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës dhe emërimi i dy anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Ndryshe, me propozimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, legjislativi i vendit ka zhbllokuar punën përkohësisht, pasi ishte bllokuar si pasoj e mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës rreth procesit të privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Propozimin e Krasniqin e kanë përkrahur edhe shefat e grupeve parlamentare, megjithatë, si pozita ashtu edhe opozita kanë theksuar se nuk do të lëvizin nga qëndrimet e tyre që i kanë pasur deri me tani rreth privatizimit të PTK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)