17 Janar 2025

Kuvendi sot ratifikon marrëveshjen mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë, 27 qershor - Sot në Parlamentin e Kosovës do të miratohet Ligji për Ratifikimi e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.

Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se në këtë funksion është takuar me liderët politikë të Kosovës, kanë rënë dakord që të ratifikohet kjo marrëveshje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrëveshje sipas kryeministrit Thaçi ndërlidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, me perspektivën evropiane të rajonit, me reflektime pozitive për të gjitha vendet e rajonit dhe shoqërinë, me mesazhe të qarta për perspektivë euroatlantike për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit.

“Ratifikimi do të jetë tanimë edhe më i lehtë, edhe për deputetët, sepse ajo marrëveshje, ai vendim i drejtë, tani reflektohet drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve kudo në Kosovë, në veçanti në veri. Tani kur kjo marrëveshje ka filluar së implementuari, Kosova dhe institucionet e saj do t’i kryejnë obligimet që i kanë karshi kësaj marrëveshje."

"Policia e Kosovës, doganierët e Kosovës, kanë filluar të lëvizin lirshëm pa probleme në pikën kufitare Nr.1 dhe shumë shpejt edhe në pikën kufitare Nr.31. Ka filluar funksionimi i sistemit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe është zgjedhur edhe komandanti regjional i policisë për veri” – është shprehur kryeministri Thaçi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)