30 Prill 2025

Kuvendi sot ratifikon Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

6Prishtinë, 2 nëntor - Sot duke filluar nga ora 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kështu ka vendosur te enjten Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli.

Mirë para seancës do të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit Ndërmjet Kosovës në Njërën Anë dhe Bashkimit Evropian dhe Komuniteti Evropian të Energjisë Atomike Në Anën Tjetër.

Ndërkaq partitë opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë paralajmëruar bojkotim edhe të kësaj mbledhjeje.

Kryetari i Parlamentit Kadri Veseli, me një letër të hapur, mbrëmë ka thirrur partitë opozitare që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për shtetin, sic e ka cilësuar Veseli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)