23 Janar 2025

Kuvendi sot pritet të votoj krijimin e Gjykatës Speciale

Prishtinë, 26 qershor - Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të behët shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr. 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që i paraprijnë krijimit të dhomave Speciale.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale nuk e cenon sovranitetin e shtetit.

Edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar edhe njëherë që Kuvendi i Kosovës të votojë për themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, duke thënë se ai është një obligim ndërkombëtar.

Por, përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën në të cilën pritet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për Gjykatën Speciale.

Kundër themelimit të Speciales janë edhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK, të cilët në të njëjtën kohë me fillimin e seancës do të organizojnë një protestë ku kundërshtohet themelimi i kësaj gjykate që dënon vetëm pjesëtarët e UÇK-së.

Kjo gjykatë do të hetojë dyshimet që ka ngritur një raport i Këshillit të Evropës për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë, gjatë luftës së fundit.
 
Komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar se nëse institucionet e Kosovës nuk e themelojnë gjykatën në fjalë, çështja do t’i kalojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)