Kuvendi sot pritet të ratifikojë marrëveshjen për EULEX-it
Prishtinë, 17 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon sot seancën plenare në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë,
Po gjatë kësaj seance deputetet pritet të votojnë raportin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2015, votimin e Raportit të Agjencisë Kosovare të Pronës për vitin 2015 si dhe votimin e Raportit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2015,
Njëherit Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin edhe për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.