Kuvendi sot përmbyll sesionin vjeshtor
Prishtinë, 20 dhjetor - Me shqyrtimin e dy projektligjeve dhe të një raporti, Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot përmbyll sesionin vjeshtor të punës së vet.
Në seancën e sotme, pas pikave të përhershme të seancave parlamentare: Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, ligjvënësit do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjykatat, kurse për herë të dytë do ta shqyrtojnë Projektligjin për procedurën përmbarimore.
Në të njëjtën seancë, do të shqyrtohet edhe Raporti i punës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës për vitin 2011.